E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia nuk tërheq akuzat për genocid ndaj Serbisë

KROACI- Qeveria e Kroacisë nuk do të tërheqë akuzën kundër Serbisë për genocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë. Kjo është paralajmëruar nga kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

“Qeveria të cilën unë e udhëheq asnjëherë nuk ka biseduar për këtë çështje dhe nuk kemi ndërmend që të tërheqim aktpadinë e shtetit kroat kundër Serbisë për kryerjen e genocidit”,- theksoi Kosor.

Nga ana tjetër, edhe serbët kanë dorëzuar një dosje me akuzë kundër Kroacisë për genocid, dhe se në të shumtën e rasteve është kërkuar marrëveshje me Zagrebin për tërheqjen e këtyre akt-padive. Por, kjo nuk ka hasur në përgjigje pozitive nga ana e Kroacisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›