E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami, besimtarët kryejnë lutjen e mëngjesit

TIRANË- Besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit që në orët e para të mëngjesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë bërë lutjen e mëngjesit.

Të pranishëm në këtë lutje kanë qenë besimtarë e klerikë të klerit mysliman, së bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman, Selim Muça që së bashku me qytetarët është falur dhe ka uruar për një festë të mbarë.

Sipas krerëve mysliman festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës,e durimit dhe e varfërisë. Besimtarët të kenë më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi Kurban Bajrami është edhe festa e mirëkuptimit, faljes dhe bashkimit.

Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Sipas përfaqësuesve të këtij besimi fetar, bërja e kurbaneve është një prej treguesve të afrimit tek e vërteta.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kurban Bajrami, Selim Muca mesazh urimi Kurban Bajrami, Topi uron besimtarët myslimanë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›