E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Siri, opozita kërkon të armatoset

Lutja erdhi në një konferencë të madhe ndërkombëtare “Miqtë e Sirisë”, e cila u zhvillua sot në Tunizi. Qëllimi i kësaj konference ishte kërkimi i një rrugëzgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit.

Më vonë, pjesëmarrësit në këtë konferencë pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët ku pritet të kërkohet një armëpushim dhe të lejohen nihmat humanitare në zonat e goditura më rëndë nga dhuna.

Televizioni shtetëror sirian tha se konferenca ishte një takim i “simboleve të kolonializmit”. Sipas tij, “ata që merrnin pjesë në këtë konferencë ishin armiqtë kryesor të arabëve”.

SHBA-të, Evropa dhe shtetet arabe planifikojnë të sfidojnë Bashar Al-Asadin dhe të sigurojnë ndihma humanitare brenda pak ditëve, teksa kërcenojnë me sanksione të reja nëse kjo nuk përmbushet.

Në konferencën e organizuar nga Liga Arabe morën pjesë përfaqësues të rreth 70 vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe, SHB-të, Francën dhe Turqinë.

Ra në sy mungesa e dy aleatëve kryesorë të Damaskut, Rusia dhe Kina./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-24 16:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›