E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi holandez në koma, rrezikon të mos zgjohet kurrë

Princi Friso, i cili po bënte ski në resortin austriak të Lech-it, qëndroi i izoluar nën dëborë për rreth 15 minuta para se të nxirrej. Menjëherë pas aksidentit, në të cilin asnjë person tjetër i familjes mbretërore nuk u plagos, Princi u dërgua në spitalin e Innsbruckut.

Princi 43-vjeçar është djali i dytë i Mbretëreshës Beatriks të Holandës, por, ka hequr dorë nga froni mbretëror që kur u martua pa lejen e Parlamentit dhe qeverisë.

“Ne nuk mund të flasim sot me siguri nëse Princi Friso do ta marrë apo jo një ditë veten”, tha Dr Wolfgang Koller. Princi është “varrosur” i gjallë nga një ortek 30 metra i gjerë dhe 40 i gjatë.

Duke folur para reporterëve të Innsbruck, Dr Wolfgang Koller tha se i ishin dashur rreth 50 minuta për “ta ringjallur” princin, kjo rezultoi në një atak në zemër që zgjati rreth 50 minuta.

“Në çdo rast, rehabilitime neorologjik do të kërkojë muaj, në mos vite”, tha mjeku./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-24 17:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›