Avioni pa rrotë aterron me sukses në Rusi

Një avion pasagjerësh An-148 i agjencisë ajrore “Russia Rossiya”, i cili besohet se ketë pasur 48 pasagjerë në bord aterroi pasi qarkulloi për disa kohë në ajër në përpjekje për të shpenzuar karburantin.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” tha se gjendja në bordin e avionit ishte e qetë.
Një anëtar i personelit të sigurisë tha për “Ria-Novosti”-n se pjesë të gomës së rrotës së avionit kanë rënë në pistën e aeroportit të Berlinit gjatë nisjes.
Asnjë nga 37 pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit nuk është lënduar gjatë uljes.
Rusia ka nisur hetimin e incidentit. Avioni An-148 është prodhuar në Rusi dhe Ukrainë./Start/F. P/
2012-02-24 16:56