UEFA.com: Shqipëria superorganizim në mbrojtje

Ky ishte komenti i faqes zyrtare të UEFA-s, uefa.com. “Ervin Bulku mund t’u jepte vizitorëve kryesimin, përpara se ekipi i Ari Hanit të vuante nga largimi i Admir Telit, pas dy kartonëve të verdhë, pas përplasjes me Kristiano Ronaldon”, shkruan uefa.com.
“Portugalia kërkoi të thyente ekipin kundërshtar që nga minuta e parë, por gjeti një mbrojtje të organizuar shumë mirë”.
Pedro Gonsalves në raportin e tij nga Braga shkruan se, përveç “mbrojtjes së organizuar”, pamë dhe një “Busy Beqaj” (Një Beqaj të zënë me pritjet), ku në asnjë rast portieri shqiptar nuk u mposht.
Duhet veçuar fakti se sulmuesi i Verder Bremenit, Hugo Alemida, ashtu si në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, kur Verder u përball me qipriotin Anorthosis Famagusta (ekipi i Beqajt), edhe me fanellën e Portugalisë, Almeida nuk arriti të thyejë Beqajn, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.