E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, Frings kercenon: Mund te largohem

Mesfushori i fuqishem i “pancerave”, po rishikon qendrimin e tij ne kombetare, duke theksuar se po mendon seriozisht per t’i dhene lamtumiren per shkak te qendrimit te vazhdueshem ne stol.

Kaos ne ambientin e kombetares gjermane. Pas perjashtimit te sulmuesit Kevin Kuranyi, Loew mund te humbase edhe sherbimet e nje prej lojtareve me te rendesishem, Torsten Frings.

Mesfushori i fuqishem i “pancerave”, po rishikon qendrimin e tij ne kombetare, duke theksuar se po mendon seriozisht per t’i dhene lamtumiren. Ky kercenim vjen pas pankinave te shumta qe Frings ka shijuar gjate koheve te fundit per ndeshjet eleminatore te boterorit 2010.

“Kam menduar gjate dhe vazhdimisht per kete ceshtje. Nuk luajta titullar ndaj Rusise dhe ndaj Uellsit as qe dola ne nxehje dhe per mua ky eshte maksimumi i turpit. Nga trajneri nuk shikoj asnje pike mbeshtetje, besimi dhe respekti”, shprehet lojtari i Werder Bremen, i cili shpesh here eshte konsideruar si nje pike kyce e kombetares se Gjermanise. Gjermania arriti te merkuren nje tjeter fitore ne ndeshjet eleminatore pasi mundi Uellsin me rezultatin e ngushte 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›