E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United, cmenduri per te riun serb

Talenti i datelindjes 1991 Adem Ljajic qe luan si mesfushor tek Partizani i Beogradit vleresohet me 7 milione sterlina nga Manchester United.  

Serbia po rrit nje talent te ri ne futboll dhe kete e ka nuhatur menjehere Manchester United. Vlera e kartonit te tij eshte 7 milione sterlina dhe kjo do te thote shume per nje 16 vjecar, vleren e te cilit e tregon me se miri shuma e ofruar per te.

Behet fjale per te riun e kombetares U-17 te Serbise, Adem Ljajic. Talenti i datelindjes 1991 luan si mesfushor tek Partizani i Beogradit dhe Sir Alex Ferguson kerkon ta marre ne skuadren e tij. Per te vleresuar konkretisht tekniken e larte te djaloshit, Manchester United ofron 7 milione sterlina.

Nese ai bashkohet me “Red Devils” per te mesuar sa me shume nga garda e vjeter por edhe te rinjte e Manchester United, nuk ka dyshim se mund te jete pasardhesi i portugezit Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›