Kroatët e varfër janë më të lumtur se ata që janë të pasur
Një Indeks i ri i Lumturisë i vendos qytetarët e Zagrebit, kryeqytetit kroat, në fund të listës, edhe pse jetojnë në zonën më të pasur të vendit.
Studimi thotë se ata që jetojnë në zonat më pak të zhvilluara të vendit, e shohin jetën e tyre me syze më rozë.
Disa nga arsyet se përse njerëzit nuk janë të kënaqur me Zagrebin janë kostot e larta të jetesës, çmimet e larta të apartamente, vështirësia në gjetjen e punës etj, njofton Balkan Insight.