Kroatët gëzohen, Sulaj u shton pagesën

"Kolonia" kroate e Dinamos: Granic, Bodrusic, Vincetic e Pejic, me shumë gjasa do të jenë pjesë e kampionëve në fuqi edhe për sezonin e ardhshëm. Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj ps bisedimeve me menaxherin e lojtarëve, shqiptarin Adrian Aliaj, ka vendosur të rrisë shumën e kontratës për secilin lojtar. "Pokeri" kroat dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit, teksa sulmuesi Pero Pejic, me 18 golat e shënuar ishte dhe golashënuesi i dytë më i mirë në Shqipëri pas Vioresin Sinanit(20).