Mile: Teutës i duhen përforcime

Teuta, e cila mbijetoi falë fitores 2-1 në play-out me Burrelin, synon një sezon më të mirë kampionatin e ardhshëm. Trajneri Kristaq Mile beson të të rinjtë Ilirjan Caushaj e Vangjel Mile, edhe pse këtë dy të fundit u huazuan nga Dinamo. "Boshti i skuadrës ekziston, por kemi nevojë për disa përforcime. Vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë vlerat reale të futbollit durrsak", - tha tekniku beratas për "Panorama Sport".