Osmani hedh poshtë spekulimet, jo Tiranës

Mbrojtësi korcar i Partizanit, Tefik Osmani, hodhi poshtë spekulimet për një kalim të tij të mundshëm te Tirana. 22-vjecari, i cili ka edhe një të kaluar në kampionatin ukrainas, ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Hasan Likës, madje shënoi edhe në ndeshjen "finale" të humbur me Dinamon (2-1). Osmani ka dhe dy vjet kontratë dhe është një nga lojtarët kyc të Partizanit për Kupën UEFA.