E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis, konfirmohet nigeriani Egbo

Kampioni i Kategorisë së Parë, Bylisi i Ballshit u rikthyer me meritë në Superligë pas në një sezoni të jashtëzakonshëm. Një kontribut të vecantë dha edhe portieri nigerian, Emanuel Egbo, i cili më parë ka luajtur me Tiranën. Egbo, i martuar me një shqiptare, do të jetë sërish në katërkëndorin ballshiot edhe për sezonin e ri. Presidenti Besnik Kapllanaj kërkon të përforcojë ekipin me lojtarë nga Maqedonia e Kosova. Aktualisht te Bylis, lojtarë të huaj janë Egbo, Ziambo, Muamadou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›