Kroati Gudlej, gati për bankinën e Tiranës

Ivan Gudlej. Ky mund të jetë emri i trajnerit të Tiranës për sezonin e ardhshmë. Kroati ishte në Tiranë për bisedime me presidentin Refik Halili, por ka inspektuar edhe fushën stërvitore të 23-herë kampioneve, "Skënder Halili".
44-vjecari, një ish-mesfushor shkatërrues i Hajdukut të Splitit si dhe Kombëtares jugosllave (33 ndeshje, 3 gola), ka drejtuar më parë edhe përfaqësuese U-16 të Kroacisë, por dhe disa ekipe në Kroaci e Austri.
Nëse Gudlej do të fitonte besimin e Refik Halilit, do të ishte kroati i katërt që do të drejtonte një ekip shqiptar, pas Luka Bonacic e Ivan Katalinic (të dy te Dinamo) si dhe Slavko Kovacicit, i cili do të drejtojë edhe këtë sezon Flamurtarin.
Për Tiranën ky do të ishte trajneri i katërt i huaj pas viteve 90', kur më parë nën presidencën e egjiptianit El-Sajed, bankinën kryeqytetase drejtuan hungarezi Miklosh Temeshvarit (fitoi Superkupën në vitin 2001)e boshnjaku Enver Haxhiabdic (fitoi Kupën e gazetës "Sport Ekspres).
Në kohën e katër donatorëve: Halili, Nuri, Papuli e Ngjela, Tiranën e drejtoi italiani Leandro Menikinit. Interesant është një fakt asnjë nga trajnerët e huaj nuk arritën ta përfundonin një sezon të plotë me bardheblutë.