Boksi shqiptar në Kampionatin Europian

Tre boksierë amatorë shqiptarë: Marsel Simoni, Ejet Rexha e Xhulio Vrenozi, do të marrin pjesë në Kampionatin Europian të Kadetëve, aktivitet që do të zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë, më 20-30 qershor 2008.
Trajneri i përfaqësueses shqiptare është i mirënjohuri Zef Gjoni. Shqipëria do të ketë edhe një gjyqtar ndërkombëtar në këtë evropian, Baftjar Ajazi.