E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kroçera “Variety Voyager“ viziton Vlorën

TIRANE, 10 tetor/ATSH/ Kroçera “Variety Voyager“, me 54 turistë nga vende të ndryshme të botës, mbërriti sot në brigjet e Vlorës.

Jahti luksoz, 66 metra i gjatë dhe 11,5 metra i gjerë, ka mbërritur në Vlorë pas ndalesës në Portin e Durrësit, ndërkohë që ishte nisur nga Kotorri i Malit të Zi.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga kroçera e akostuar në port, ndërsa u shpreh se “Vlora mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar”.

“Variety Voyager” ka në bord 54 vizitorë, të cilët pas turit në sitet turistike të Durrësit janë ndalur të vizitojnë Vlorën.

Ky jaht lundron nën flamurin e ishujve Marshall dhe ka një GT prej 1593 tonë.

1 nga 2

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›