Zbatimi i plotë i marrëveshjes Kosovë-Serbi, Lajçak takon Bislimin

PRISHTINË, 10 tetor /ATSH/ Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka pritur sot në takim kryenegociatorin Besnik Bislimi, me të cilin ka diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
Diplomati sllovak ka shkruar në platformën X se po bëhen përgatitje për takimin e radhës mes kryenegociatorëve në Bruksel.
“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Ne diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar ai.
Bislimi dje ka bërë të ditur se është duke punuar për një takim të radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo ende nuk është caktuar.
/KosovaPress/