Krocia kërkon ekstradimin e Sanader nga Austria

Kroacia ka kërkuar nga Austria që t'i dorëzojë ish- kryeministrin Ivo Sanader, i cili akuzohet nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. Llogaritë bankare të Sanaderit dhe anëtarëve të familjes së tij janë bllokuar. Aktualisht Sanader gjendet në burg në Salzburg të Austrisë, ku u arrestua pak ditë më parë bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar. Gjykimi i tij, dëshmi e angazhimit kroat në luftën kundër korrupsionit, pritet të ndihmojë Zagrebin që synon anëtarësimin në BE vitin që vjen.