Krojf Murinjo nuk ka respekt per askend

Legjenda e Holandes se viteve 70 ka hedhur akuza edhe ndaj Ibres. Krojf Skuadra e Guardioles eshte me teknike se imja
Johan Krojf legjenda e Barcelones dhe e Holandes se viteve lsquo70 nje jave para takimit mes Milanit dhe Realit nuk ka hezituar te thumboje perseri Hoze Murinjon. Ne drejtim te orakullit nga Setubali skuadra e tij ka marre tri fitore ne tri takime ne Ligen e Kampioneve ish-numri 14 i perfaqesueses se Holandes leshoi nje sere akuzash Ai eshte nje trajner i madh por per mendimin tim Murinjo nuk di te sillet. Ai nuk ka respekt per askend dhe i mungon shume qetesia shpirterore.
Batuta e syve
Ngacmimet ne publik midis Krojfit dhe Murinjos kane plot pese muaj qe po ushqejne mediat sportive. Rasti me i fundit ku dy personazhet e futbollit boteror sulmuan njeri-tjetrin ishte ai i para nje jave. Holandezi pohoi se Murinjo edhe pse eshte i zoti asnjehere nuk do ta afronte tek ekipi i tij si teknik. Pas ketyre deklaratave trajneri portugez nuk ndenji gojekycur dhe u kunderpergjigj me njeren nga batuat e tij te preferuara ate te syve. Pasi mora vesh cfare tha Krojfi nuk me zuri gjumi naten. Mi keni pare si i kam syte sot Dueli midis dy ikonave te futbollit vjen pasi kane nje vizion te ndryshem per lojen.
Zanafilla
Kontradiktat midis Krojfit dhe Murinjos kane filluar qe pas eliminimit te Barcelones ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve nga Interi drejtohej ate kohe nga Murinjo. Pas asaj ndeshjeje presidenti i nderit i Barces tha Jam shume i lumtur qe Murinjo nuk eshte trajneri i Barcelones. Ai ndikon shume ne gjendjen shpirterore te futbollisteve te tij si dhe te kundershtareve. Ai zoteron te gjithe skenen qe improvizon dhe eshte nje trajner shume i mire. Mbi kete pike jemi te gjithe dakord. Kjo veti e tij tek te tjeret e ben ate te vecante ndersa ne syte e mi ben efektin e kundert. Pas ketyre fjaleve Krojfi shtoi Pak vite me pare kur shoqeria po mendonte te nderronte Rajkardin me ndonje trajner tjeter qe te kishte karakteristika te tjera une hodha poshte kandidaturen e tij. Tani kur e mendoj gezohem dyfish per ate vendim qe mora. Me pas i pyetur per shifren 16 milione euro qe hodhi Reali per te marre Murinjon nga Interi Numri 14 u pergjigj Askush nuk vlen aq shume para. Dua tju kujtoj se futbolli nuk eshte vetem ndeshja. Duke qene se ndiqet nga shume persona ai edhe duhet te mesoje pra te jete shembull.
Per Barcen Ibren dhe Mesin
Ditet e fundit mediat spanjolle u kane kushtuar nje hapesire te madhe gabimeve qe ka bere ish-presidenti i Barces Johan Laporta. Sipas tyre ky i fundit ka shperdoruar detyren dhe keshtu e ka ai te gjithe pergjegjesine per borxhin 430 milione euro qe ka klubi tani. Per keto akuza asi holandez mbajti nje qendrim krejt tjeter. Ai lavderoi Laporten dhe kritikoi politikat qe po ndjek presidenti i ri i Barces Rosel. Me tej Krojfi dha mendimin e tij edhe per skuadren e Guardioles. Sipas Numrit 14 skuadra e teknikut spanjoll eshte me e mire nga ana teknike se ekipi i tij. Ne fund Krojfi beri edhe nje krahasim jo shume te pranueshem per Mesin dhe Ibren Teksa suedezi hidhte nje hap Mesi kishte prekur topin tri here. Lioneli ka nje teknike te persosur.