Kromi kontrabande, bllokohen 400 tone
Durres- Bllokohen ne portin e Durresit 10 kamione te ngarkuar me mineral kromi. Sasia e ngarkuar ishte mbi 400 tone. Autoritete shteterore qe realizuan ne menyre te papritur kontrollin dhe me pas bllokimin e te gjithe mjeteve te transportit se bashku me materialin e kromit bene me dije se e gjithe sasia e mineralit vinte nga minierat problematike te Bulqizes dhe se ishin pa dokumentacionin shoqerues per mallin ne pronesi te dy firmave dhe qe kishte destinacion Italine.
Rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem, kane qene tre grupe te organizuara te Task-Forces, Policise dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te Durresit, te cilet kane organizuar nje kontroll te perbashket ne kuader te luftes kunder informalitetit. Ata kane hyre ne port, duke iu drejtuar kalates lindore, ku eshte perqendruar perpunimi i mallrave inerte dhe mineraleve qe eksportoheshin drejt Italise. Grupi ka vene re 10 kamionet dhe me pas ka kerkuar dokumentacionin shoqerues te mallit. Pas pergjigjeve mohuese qe kane marre prej shofereve dhe shoqeruesve te mallit te destinuar per eksport, drejtori i Tatim-Taksave te qytetit te Durresit, Shkelqim Sula, ka urdheruar vartesit e vet per te bere bllokimin e mjeteve dhe te mallit. Punonjesit e firmave te kromit ne Bulqize kane kundershtuar ashper kete mase.
"Ne baze te ligjit te ri te procedurave tatimore, cdo mall qe eshte pa fature sekuestrohet se bashku me mjetin e transportit", shpjegoi Sula per gazeten. Aksioni eshte zhvilluar ne oret e para te mengjesit, ne baze te nje plani, ndersa vlera e kromit te bllokuar shkon ne 120 mije dollare. Sula tha se eshte sekuestruar i gjithe dokumentacioni dhe se te dy firmat qe kishin kromin ne pronesi do te gjobiten me nje shume te madhe lekesh qe kapin vleren prej 100 per qind te TVSH-se se papaguar, duke shtuar edhe vleren e mallit te sekuestruar.
Gjate kohes qe ne sheshin e grumbullimit te mineraleve po beheshin veprimet e bllokimit te mjeteve, nje kamion i kuq tip "Benz", me targa te qytetit te Bajram Currit, tentoi qe te largohej nga vendparkimi dhe te dilte jashte rrethimit te portit. Menjehere eshte njoftuar Policia Kufitare per te mos lejuar kamionin qe te dilte nga rrethimi i portit deri ne verifikimin e plote te dokumentacionit. Sipas te dhenave, destinacioni i kromit per eksport ishte shteti fqinj, Italia, ndersa nje bleres i madh kromit shqiptar eshte edhe Kina.
Keti Jaupaj