Durres, bastiset familja turiste
Rikthehet edhe nje here i mituri Markeljano Cungu, tmerri i vjedhjeve te bujshme, policia e ndalon
Durres- I mituri bastis dhomen e turisteve shqiptaro-amerikane ne Durres. Nente mije dollare jane zhdukur nga portofoli i L. Xh, 52 vjec, ndersa policia ndaloi diten e djeshme si te dyshuar te "tmerrshmin" Markeljano Cungu, vetem 13 vjec dhe i dyshuar per rreth 250 vjedhje. Ngjarja ka alarmuar personelin e hotelit "Edart" ku ishte vendosur familja shqiptare dhe me pas policine qe beri disa shoqerime te dyshuarish.
Nje familje me kombesi shqiptare, e cila prej kohesh jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku edhe kane marre nenshtetesine, eshte perballur me plackitje ndersa pushonte ne nje hotel ne plazhin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes, ne lagjen nr. 13, ne Pazhin e qytetit bregdetar, tek sektori "Teuta". L. XH., 52 vjec, lindur ne Diber e Madhe, Maqedoni dhe banues ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, se bashku me familjen e tij, po qendronte prej disa ditesh ne njeren nga dhomat e katit te peste te hotelit "Edart". Mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, L. XH, ka pikasur se ne dhome, ndersa familja kishte dale per te ngrene darke, nuk gjendeshin me parate qe kishin me vete. Kryefamiljari u paraqit tek administrata e hotelit "Edart" dhe njoftoi se shuma prej nente mije dollaresh amerikane nuk gjendej me ne dhome.
Duke mos arritur te zgjidhe asgje ne hotel, kryefamiljari lajmeroi policine e Durresit. Kjo e fundit tha se nisi menjehere hetimet. Paraditen e djeshme, struktura per hetimin e krimeve ndaj prones arriti ne perfundimin se plackitja e dhomes se familjes turiste, eshte kryer nga 11-vjecari Markeljan Cungu, lindur ne Rreshen e banues ne Allias te Tiranes, me arsim 1 klase shkolle. I mituri eshte kontingjent i njohur per policine e kryeqytetit, pasi i jane provuar mese 40 vjedhje te realizuara ne shtepi, biznese private dhe institucione te tjera. Gjithashtu ai dyshohet edhe per 200 vjedhje te tjera te kryera ne qytete te ndryshme te vendit.
K.Jaupaj