Atentatet dhe denimet e vellezerve
Albert, Bledar dhe Ermal Dhampiri jane arrestuar ne tetor te vitit 2006. Tre vellezerit kane qene protagoniste te plagosjes se Hamdi dhe Hysni Shpuza. Gjate arrestimit te tyre Albert Dhampiri akuzohet ka qelluar mbi policine e Shkodres, duke e renduar edhe me shume veten ne proces. Pese muaj para se te ndodhte plagosja e pare, vajza e Hysni Shpuzes, jashte deshires se prinderve dhe te afermve te saj, ka lidhur jeten me 28-vjecarin Albert Dhampiri. Megjithese familja Dhampiri ka kerkuar miqesi me familjen e vajzes, keta te fundit, perfshi dhe xhaxhane e adoleshentes, nuk kane pranuar. Sherret e vazhdueshme kane degjeneruar deri ne tentative vrasje. Tre vellezerit Dhampiri, te indinjuar nga refuzimi i te afermve te 15-vjecares, kane vendosur te hakmerren. Burimet e mesiperme thone se ata mbeten te dyshuarit kryesore per plagosjen e 47-vjecarit Hamdi Shpuza dhe te Hysni Shpuzes. Pas gjykimit ne te dy shkallet, Albert Dhampiri eshte denuar me 4 vjet burgim, ndersa Ermali me dy vjet e kater muaj. Vellai i trete, Beldari, eshte lene i lire. Pikerisht ky i fundit dyshohet nga blute e Shkodres te jete autori i vrasjes se ndodhur diten e djeshme prane tregut te fruta-perimeve ne Shkoder. Megjithese kane kerkuar ne shume banesa, i riu nuk eshte gjetur, ndersa per te kryer krimin dyshohet se ka marre edhe nje te afermin e tij. Policia tha se ka bere shpalljen ne kerkim te tyre me qellim arrestimin.
Autori
Fotografite e Bledar Dhampirit jane shperndare ne te gjitha komisariatet e vendit dhe eshte kerkuar ndalimi i tij nese tenton largimin nga Shqiperia. Policia e Shkodres e ka cilesuar si te dyshuarin kryesor per atentatin e djeshem.
Autori
Fotografite e Bledar Dhampirit jane shperndare ne te gjitha komisariatet e vendit dhe eshte kerkuar ndalimi i tij nese tenton largimin nga Shqiperia. Policia e Shkodres e ka cilesuar si te dyshuarin kryesor per atentatin e djeshem.