Ndalohet motra dhe dy vellezerit
Durres- Sherri per pretendime pronesie mbi truallin ku po ndertohet nje shkolle ne nje fshat te Durresit, ka sjelle nderhyrje policore qe u pasua me arrestimin e nje gruaje te re dhe dy vellezerve te saj. Ngjarja, ka ndodhur mbremjen e se premtes, ne oren 20:30, ne Gjepalaj. Shkendije Elezi, 38 vjece, lindur e banuese ne Gjepalaj te Durresit, se bashku me dy vellezerit e saj Yllin 33 vjecar dhe Elezin 42 vjecar, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane kundershtuar me force punonjesit e Komisariatit te Policise Shijak. "Perdorimi i fyerjeve dhe forces nga ana e gruas dhe dy vellezerve te saj, erdhi per shkak se efektivet e policise, po mbeshtesnin zbatimin e nje vendimi per lirimin e nje siperfaqeje toke ne te cilen do te ndertohet shkolla 9-vjecare e fshatit Gjepalaj, toke e cila eshte zene nga shtetasit e mesiperm me pretendimin se eshte prone e tyre", sqaroi drejtori i Policise se Durresit, Sokol Harapi. Ai tregoi edhe se per te njejten arsye, disa dite me pare, ndaj ketyre tre banoreve te Gjepalajt ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire per kundershtim.