Kroni Pula ndez skenën e Fest 64 me “Fruta Perime”, këngën që përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision

Skena e Fest 64 u mbush me energji dhe ritëm sapo Kroni Pula u ngjit për të interpretuar këngën “Fruta Perime”, performancë që u prit me entuziazëm nga publiku. Kënga, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision, solli në festival atmosferën e gjallë dhe dinamike që e karakterizoi edhe në skenën ndërkombëtare.
Me një interpretim plot gjallëri dhe prezencë skenike, Kroni Pula arriti të transmetojë energjinë e veçantë të këngës.
“Fruta Perime” arriti sukses në Junior Eurovizion, duke rrëmbyer zemrat e publikut dhe u rendit në vendin e gjashtë.
/rtsh.al/