E Diel, 1 Nëntor 2026

Këndoi “Hije” në Fest 64- Kleansa Susa rrëfen emocionet: Këngën e interpretova në mënyrën më perfekte

Këngëtarja Kleansa Susa e cila interpretoi e pesta me këngën “Hije” në Festivalin e 64 të Këngës në RTSH ka rrëfyer në prapaskenë përjetimet dhe emocionet e performancës së saj.

Ajo u shpreh se bëri të gjitha përpjepkjet për ta nxjerrë këngën e saj “Hije” në mënyrën më perferkte të mundshme siç u shpreh Kleansa.

“U ndjeva mirë, e provova ishte qejf u kënaqa. Në momentin që ke sjellë një material që e ke për zemër, idealja është që këngëtari ta nxjerrë në mënyrën më perfekte. E nxora në mënyrën më perfekte që mundesha”, tha Kleansa Susa për moderatorët Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›