E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpretoi “Të dua shumë” në Fest 64-Sara Kapo: Ja pse vendosa buzëkuq mbi fytyrë

Këngëtarja Sara Kapo e cila interpretoi e treta këngën e saj “Të dua shumë” në Festivalin 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar rrëfeu edhe arsyen e vendosjes së buzëkuqit mbi fytyrë.

Duke folur për “Prapaskena e Fest 64” që drejtohet nën moderimin e Andri Xhahut dhe Antoneta Koçit, Kapo tha se “si artiste pika më e fortë është kreativiteti, mendja pastaj të tjerat i trajnojmë për rastet që kam për të bërë”.

Kapo theksoi se rasti i buzëkuqit simbolizon idenë e një vajze “që dashurinë që jep nuk i kthehet mbrapsht”.

“Rasti i buzëkuqit është që më pëlqente ideja e një vajze që dashurinë që jep nuk i kthehet mbrapsht. Buzëkuqi është edhe simboli i domethënies “ që unë po bëhem e bukur për ty, por ti nuk më do”. Ndërkohë që është edhe i dhunshëm, domethënë që i bën keq edhe vetes. Më pëlqeu që ishte edhe pjesë e performancës. Në fillim fare kam menduar të dilja me thikë; Zemër unë të dua shumë, por mami tha; Jo, jo!”, tha Kapo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›