E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronika, dy persona vdesin aksidentalisht në Elbasan dhe Shkodër

ELBASAN - Refat Sherifi 52 vjeç me banim në Kuçovë ka qenë i ngjitur në një shtyllë elektrike në fshatin Klos, kur kjo e fundit është këputur në pjesën fundore duke u rrëzuar. Lartësia ka qenë 5 metra e për pasojë elektricisti ka rënë për tokë i dëmtuar rëndë. Menjëherë ai është trasportuar në spital teksa ishte pa ndjenja por gjatë rrugës ka qgjetur vdekjen. Sipas të dhënave nga policia shtetasi Refat Sherifi në profesionin elektricist punonte pranë firmës AE Konstruksion në pronesi te shtetasit Aleksander Ceca. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor për të verifikuar shkaqet e rënies së elektricistit.

********

SHKODËR - Një 39 vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht ndërsa shkarkonte nga mjeti i tij drurë . Arben Preza nga qyteti i Shkodrës ka qenë duke shkarkuar drurë nga mjeti i tij tip Zetor kur nga pakujdesia, ai ka rrëshqitur ndërsa ngarkesa e druve i ka rënë sipër duke e zënë nën të. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kolegjit turk dhe për ta nxjerrë nga turra e druve janë angazhuar disa persona dhe kjo ka qenë e mundur vetëm pas rreth 15 minutash. Edhe pse është dërguar në spital, 39 vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të mëdha. Ky është rasti i dhjetë i vdekjeve aksidentale të ndodhura në Shkodër që nga fillimi i këtij viti dhe ato kanë qenë nga më të ndryshmet si energjia lektrike, djegia , asfiksia në ujë, rënia mbi trupat e viktimave të sasive të lëndëve të ndryshme si drurë apo mbeturina urbane, etj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›