E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e ftohtë PS-LSI/ Ç' ndodh në selitë e partive të majta?

E majta e politikës shqiptare ka humbur identitetin e saj. Nëse dikur ajo ishte vetëm opozitë, tashmë koaliconi i ri Meta- Berisha dikton një pozitë dhe opozitë brenda vetë së majtës. Ky kamp është ndarë në dy pole të kryesuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Surpriza më e fundit e politikës, thelloi përfundimisht hendekun mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dy kampet kanë nisur mes tyre një luftë të ftohtë e mjaft të ashpër e shprehur kjo në gjuhën e deklaratave të përditshme për shtyp. Madje kështu ka ndodhur edhe këtë mërkurë kur dy liderët e partive kryesore të së majtës kanë shkëmbyer në distancë replika me fjalë therëse. Sikurse liderët edhe njerëzit që u besojnë politikave të tyre dhe militojnë për ta, kanë krijuar ndasitë pas ngjarjeve më të fundit në politikë. Besnikë në humbje dhe në fitore, militantët e të dy partive vazhdojnë të frekuentojnë dhe kalojnë orë të tëra në selitë respektive. Megjithatë fatet e palëve nuk janë të njëjtë. Në LSI ndjehet siguri pas shpalljes së kalicionit. Drejtuesit dhe militantët kanë siguruar që do jenë në qeverisje dhe për ta pak rëndësi kanë të tjerat. Edhe lokalet e vërtetojnë këtë. Ndryshe është situata në PS. Njerëz që shkojnë e vijnë, biseda dhe lokali aty pranë mbushur plot tregojnë pasiguri për atë që do të ndodhë. E megjithaë selitë e dy partive na sjellin dy pamje të ndyshme por që bashkohen në një pikë: Mes PS-së dhe LSI-së ekziston një luftë si rrallë herë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›