Kronika e dy ngjarjeve te paralajmeruara ne Bruksel
Bileta juaj zoteri nuk eshte prere Ne oren 400 te mengjesit te ngarkuar me kamera dhe pajisje te tjera kjo ishte fraza me sureale qe mund te degjonim. E megjithate ishte e vertete Punonjesi i linjes ajrore nuk bente shaka. Ne ishim pa bileta per nje udhetim qe mendohej se ishte mbyllur prej kohesh. Sherbimi ne Bruksel mund te quhej i deshtuar ne rastin me te mire i vonuar me nje dite. Agjencia qe kishte bere rezervimin kishte harruar te mbyllte biletat dhe ne fund fare gjithcka ishte anuluar. Gje me e papershtatshme nuk behej Bashke me Besin operatorin do ti bashkoheshim nje grupi te Top-it qe do te percillte me date 8 mbledhjen e Keshillit te BE-se per heqjen e vizave dhe me date 9 opinionin e Komisionit Europian per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE. Mirepo tani ne kishim viza por skishim bileta. Ironia e fatit ishte shume e holle. Ne momentin kur gjithcka dukej e pashprese i njejti punonjes i kompanise ajrore gjithmone i sjellshem por pa emocion na keshilloi nje avion tjeter dy ore me vone me nje tjeter kompani ajrore. Aleluja Bileta ishte pak me e shtrenjte por kush po pyeste tani per te. Duke bere check-in nje ore me pas ngjarja me bente te reflektoja per gjerat qe kishin ndryshuar keto 20 vitet e fundit.
VendimiDiten e hene axhenda e Keshillit ishte plot por ne na interesonin vetem vizat. Ne oren 1100 gjithcka kishte marre fund vendimi ishte unanim por ne kulisa vendet skeptike kerkuan garanci. Ne konferencen per shtyp me gazetaret gjermane ministri i Brendshem gjerman u rrefye se ky kishte qene nje vendim i veshtire por qe u mor njezeri. Per te kjo ishte nje pike e rendesishme por qe ai arriti ta miratoje vetem me rezerva. Per te vijuar Rezervat u zbuten dhe u larguan pas marrjes gjate punimeve te nje premtimi prej Komisionit per nje te ashtuquajtur pas-monitorim per masa te menjehershme deri ne pezullimin e vendimit masa qe do te miratoheshin ne Keshill ne rast rritje te jashtezakonshme te numrit te azilkerkuesve. Nen shiun e imet por te shtruar ne rruget perreth rreth-rrotullimit Robert Schuman nyje kyc e lagjes europiane disa opinione te mbledhura fet e fet prane njerezve te ndryshem taksiste luleshites guide turistike etj. me konfirmuan ate qe e dija nderkaq belget jane mendjehapur. Pyetjes sime provokuese nese kane frike nga heqja e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen ata iu pergjigjen negativisht. Mes gezimit te disa shqiptareve qe mberriten me flamuj menjehere pas publikimit te vendimit dhe tolerances se te huajve vendimi dukej se nuk shkaktonte aspak shqetesim te njerezit. Pergjigjja e nje taksisti me orgjine afrikane mund ta permblidhte kete me se miri Ne parim njerezit ndash tha ai - nuk duhen perjashtuar kurre ne menyre autoritare nga globaliteti. Qofshin shqiptare afrikane etj. Nuk eshte normale. Te gjithe njerezit jane te ngjashem secili me te vecantat e veta.
Nje dite me pasNje aksident automobilistik prishi planet e qeverise. Festa ishte lene per te marten. Sigurisht jo per te pritur kthimin e Lulzim Bashes nga Strasburgu por per te lene ne heshtje dicka tjeter. Nje ore perpara festes ne Tirane ne Bruksel komisioneri per zgjerimin Stefan Fule do te bente publik opinionin e komisionit ne lidhje me aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin europian. Nje ore me pas lajmi do te sfumohej ne shesh prej muzikes qe do te shperhapej nga njeri cep i Tiranes ne tjetrin. Te pakten keto ishin planet... Te marten pasdite nen te njejtin shi te imet me temperatura te uleta ne dyert e godines se komisionit gazetaret kryqezoheshin me punonjesit te paret kalonin kontrollin per te hyre ne konferencen per shtyp te komisionerit Fyle te dytet linin punen. Salla ishte plot me gazetare dhe nga Tirana me njoftuan se me kishin pare ne transmetimin e EBS-se. Por konferenca e paralajmeruar ne oren 16.00 filloi nje ore me pas. Kolegji i komisionereve ishte mbledhur me vonese. Por surpriza nuk pati Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat kurse Mali i Zi e mori. Mungesat ne zhvillim ishin te ngjashme por nje situate me e qendrueshme politike ne Mal te Zi beri diferencen. Komisioneri Fyle i beri te tere pergjegjes ne Tirane. Nderkohe qe ai u nis per ne Parlamentin Europian per tia dorezuar opinionet Komisionit te Politikes se Jashtme ne u nisem per te pika e lidhjes direkte.
Nga Brukseli per Shqip Endri XHAFO