E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronologjia e privatizimit te ekspozites 08/09/2010 PS Ruli nuk u pergjigj do hapim dosjen Kronologjia e privatizimit te ekspozites Ruli Kontrata u prish sepse kthyem pronen Rezervat e PD-se per emrat

Ministria e Ekonomise injoroi kerkesat e Top-Channel per tu informuar mbi kontraten

Ne deklaraten per shtyp ish-ministri i Ekonomise zoti Ruli pretendoi se Top Channel qe kryen nje pjese te aktivitetit te tij ne ambientet e ish-ekspozites Shqiperia Sot ka qene njoftuar shume kohe me pare per privatizimin e ketij objekti.

Por leterkembimi zyrtar me ministrine e zotit Ruli sic eshte bere publik edhe nje vit me pare tregon te kunderten. Top Channel i ka kerkuar ketij dikasteri informacion per privatizimin e ish-ekspozites qe prej shtatorit te vitit 2008.

Kerkesa per tu vene ne dijeni per ecurine e procesit te shitjes se ish-ekspozites eshte perseritur serish ne dhjetor te vitit 2008 dhe me pas ne 3 mars te vitit 2009. Por kerkesat e Top Channel jane injoruar nga Ministria e Ekonomise. Dhe vetem ne mars te vitit 2009 Top Channel lajmerohej per here te pare se ministria kishte nisur proceduren e privatizimit fare pak muaj perpara se zoti Ruli te firmoste ne diten e fundit te mandatit si minister perfundimin e privatizimit dhe te kerkonte zgjidhjen e kontrates. Nje tjeter fakt i rende qe cenon procesin eshte se Ministria e Ekonomise ne kohen qe drejtohej nga zoti Ruli nuk i eshte pergjigjur as kerkeses se Top Channel per te marre pjese sikunder e parashikon ligji ne privatizimin e ish-ekspozites edhe pse kishte plotesuar kriteret ligjore te kontrates se lidhur me ministrin e Ekonomise per kryerjen e investimit dhe numrin e punonjesve. Por zoti Ruli vendosi prishjen e njeanshme te kontrates duke privatizuar befas ambientet ku Top Channel prej disa vitesh prodhon disa nga programet me te spikatura te tij.
Top Channel vazhdon ti paguaje ne menyre te rregullt qirane sipas kontrates Ministrise se Ekonomise nderkohe qe ndodhet ne proces gjyqesor per ceshtjen e privatizimit me kete
dikaster.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›