E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroos rikthehet në Bayern

I huazuar te Bayer Leverkusen në janar të vitit 2009, mesfushori i ri gjerman, Toni Kroos pritet të rikthehet te finalisti i Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

20 vjeçari konsiderohet si njëri prej shpresave më të mëdha të futbollit gjerman dhe trajneri i bavarezëve, Van Gal, që njihet si trajner që ua jep rastin futbollistëve të rinj, dëshiron ta afrojnë atë në ekip.

Kroos kishte kaluar në ekipin e parë të Bayernit në vitin 2007 nga ai i rezervistëve. Me Leverkusen në ndeshje zyrtare ai ka 41 paraqitje, ndërsa ka realizuar 10 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›