E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Soares: Hetim zgjedhjeve sipas Kushtetutës

VJENE- Më 17 dhe 18 shkurt, në Vjenë, president i Asamablesë Parlamentare të OSBE Joao Soares u takua me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, kreun e PS Edi Rama si dhe politikanë të tjerë. Pas këtyre takimeve Presidenti Soares rikonfirmoi sot mbështetjen e tij për vlerësimin që OSBE i bëri procesit zgjedhor të 28 qershorit të 2009 në vendin tonë.

Në deklaratën përfundimtare të OSBE megjithëse vlerësohen përparimet e arritura në procesin zgjedhor konstatoheshin gjithashtu edhe mjaft shkelje dhe mangësi vecanërisht në procesin e numërimit të votave.
"Misioni i OSBE-së u drejtua nga një zyrtar me përvoje sic ishte zoti Grosruk. Ndërsa gjatë procesit zgjedhor në dukje u vunë re mjaft përmirësime. ekipi ynë paraqiti një numër cështjesh të rëndësishme që duhet të adresohen. Duhen parë me seriozitet edhe dyshimet e paraqitura nga opozita për manipulime”- u shpreh Soares.

Soares u kërkoi deputeteve të opozitës të zënë vendet e tyre menjëherë në parlament “ Është në interes stabiliteti i vendit për të ecur para dhe për të rivendosur menjëherë dialogun. Të gjithë kandidatët e zgjedhur duhet të pranojnë mandatet e tyre në Kuvend. Përshëndes gadishmërinë e dy palëve për të marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar i cili duhet të ndërmarrë një hetim të plotë dhe tërësor të zgjedhjeve por duke respektuar kushtetutën dhe vendimet përkatëse të gjyk.Kushtetuese”- tha Soares.

Në zgjedhjet e qershorit tha ai, vëzhguesit pranuan se zgjedhjet shënuan progres të dukshëm vecanërisht në hartimin e regjistrit të votuesve dhe procedurat e identifikimit por dhe një kuadri më të përmirësuar ligjor Por këto arritje tha Soares u lanë në hije nga politizimi që politika i bëri aspketeve të posacme teknike të procesit. Shkeljet e vëna re gjatë fushatës minuan besimin e publikut në procesin zgjedhor përfundoi zoti Soares.

Bergman:Apel palëve të angazhohen për zgjidhje
Në një komunikim telefonik në televizionin News24, drejtori i komunikimit të Asamblesë së OSBE-së, Klas Bergman konfirmon deklaratën e publikuar pak caste më parë duke theksuar se sikundër u vu në dukje në raportin e OSBE menjëherë pas zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri, procesi elektoral shënoi përmirësime por shkeljet ishin prezente.

“Dyshimet për parregullësi të paraqitura nga opozita duhen hetuar” theksoi Bergman duke theksuar se deklarata u bën thirrje depuetëve të opozitës të zënë vendet e tyre në kuvend.
“Në interes të stabilitetit të vendit u bëhet thirrje të gjithë depuetëve të opozits të zënë vendin në kuvend. Duhet të ketë një hetim të hollësishëm të zgjedhjeve . I bëj thirrje palëve të angazhohen për të zgjidhur këtë moment delikat të politikës në Shqipëri” u shpreh Bergman.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›