Ulen çmimet e karburantëve, cilësia mbetet e dobët
Një litër naftë ka kushtuar rreth 5 lekë më pak se ditët e tjera. Megjithëse krahasuar me vendet e tjera në botë kjo ulje është e papërfillshme. Pasi një fuci naftë në tregun ndërkombëtar shkëmbehet me rreth 40 dollarë për fuci ndërsa në vendin tonë 1 litër naftë me uljen e pësuar kushton 125 lekë. Ulja mendohet se ka ardhur edhe si rezultat i uljes së kërkesës prej largimit të emigrantëve.
Nafta që shitet në Shqipëri pavarësisht se vazhdon të ketë cilësinë më të dobët në rajon, ka çmimin më të lartë. Sipas një studimi të Konfindustrisë shiptare nga analizat krahasimore të çmimeve të tregjeve, çmimi i karburanteve në Shqipëri është të paktën 25 për qind më i lartë, sesa duhet të ishte në kushtet e funksionimit të një tregu normal