Kruja: Auditi i fondeve të qeverisjes vendore, detyrim ligjor
30/06/2010 Prefektura dhe Bashkia e Tiranës vijojnë përplasjet. Tjetër shkresë në adresë të Ramës
Debati mbi auditin e fondeve të buxhetit të shtetit sjell një tjetër shkëmbim shkresash mes Prefekturës dhe Bashkisë së Tiranës. Akuzat dhe kundërakuzat në distancë mes këtyre dy institucioneve synojnë as më shumë e as më pak në mbrojtjen e pozicioneve të palëve, duke zgjedhur si mënyrë për të argumentuar qëndrimet e tyre pikërisht shkëmbimin e letrave. Kështu, gjatë ditës së djeshme, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja i dërgoi një tjetër letër kryebashkiakut Edi Rama. Veç sqarimit të kompetencave që zotëron Prefektura, prefekti Kruja iu kundërpërgjigj dhe pretendimeve të ngritura nga kryebashkiaku Rama, në letrën që ky i fundit i pati adresuar Kryeministrit Berisha. Në këtë mënyrë, duke mbajtur të ndezur debatin mbi auditin e fondeve të buxhetit të shtetit, prefekti Kruja shkruante në shkresën drejtuar dje kryetarit të Bashkisë së Tiranës se “auditimi i Bashkisë së Tiranës është në
kompetencë të prefektit të Qarkut Tiranë, ashtu sikurse kontrollohet dhe auditohet çdo organ i qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë dhe jo vetëm për fondin e veçantë”. Pikërisht për këtë arsye, në gjykimin e prefektit Kruja, kërkesa e ardhur nga Prefektura nuk ka synim për ndërhyrjen apo cenimin e kompetencave ligjore të bashkisë së kryeqytetit. “Përpjekja juaj për të justifikuar mospërmbushjen e detyrimeve tuaja ligjore si sulme politike nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e qartë që tregon se Bashkia Tiranë qeveriset nga ju në mosnjohje të thellë të ligjeve dhe si rrjedhojë, edhe në shkelje të plotë të tyre”, vlerësoi Kruja në shkresën e tij. Për rrjedhojë, veç sqarimeve mbi akuzat që ngrinte kryetari Rama në adresë të prefektit të Tiranës, ky i fundit nuk harroi të evidentonte mënyrën se si po drejtohet dhe administrohet bashkia e kryeqytetit. Madje, po në këtë linjë Kruja vlerësoi se “përvoja në kompetencën vendore nuk presupozon shtrembërimin e fakteve dhe referencës ligjore apo tymnajës që mundoheni të shpërndani në shkresën tuaj. Konfuzionin Tuaj në interpretimin e ligjeve e mirëkuptoj plotësisht, qoftë për shkak të formimit tuaj profesionist, qoftë për shkak të mosdrejtimit të Bashkisë Tiranë nga Ju personalisht, por nëpërmjet administratorësh apo drejtorësh”. Gjithashtu, prefekti Kruja ritheksoi se “ushtrimi i kompetencave ligjore nuk përbën kërcënimin, por ushtrimin e kompetencave ligjore”.
Rama padit Krujën
Kryebashkiaku Edi Rama ka bërë një kallëzim penal për prefektin e Tiranës, Keltis Kruja. Në padinë drejtuar Prokurorisë, kreu i bashkisë, Rama, ka parashtruar arsyet dhe provat ku e mbështesin këtë kallëzim për fillimin e çështjes penale kundër prefektit të Qarkut Tiranë, me objekt “Kryerja e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar)”. Në këtë mënyrë, Bashkia e Tiranës, duke marrë shkas nga akuzat e rreme në adresë të kreut Rama, ka depozituar kallëzimin për ndjekje penale në drejtim të prefektit të Tiranës, Keltis Kruja.
Dekretet e Presidentit
Tahiri: PS jashtë sallës së Kuvendit
Opozita parlamentare jep sinjalet e para për rikthimin e bojkotit ndaj institucionit të Kuvendit. Kështu, momenti i parë drejt një pozicioni të tillë do të jetë pikërisht seanca parlamentare ku do të votohen dekretet e Presidentit Bamir Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste paralajmëroi dje mospjesëmarrje në votimin për dekretet e presidentit, për shkak të ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit, që përcaktojnë votim të hapur në seancë. Nënkryetari i grupit parlamentar, Sajmir Tahiri, duke u ndalur në një moment të tillë argumentoi se këto ndryshime u bënë në mënyrë arbitrare nga mazhoranca, për të ushtruar kontroll mbi gjyqësorin dhe për të mos lejuar rrjedhjen e votave nga deputetët demokratë. Njëkohësisht, në sqarim të kësaj vendimarrjeje, deputeti socialist Tahiri bëri me dije se do të jetë kryesia e grupit që do të vendosë për qëndrimin që PS-ja do të mbajë gjatë shqyrtimit të këtyre kandidaturave në Komisionin e Ligjeve gjatë ditës së sotme. Megjithatë, Tahiri ritheksoi dhe një herë tjetër faktin se që herët mazhoranca paralajmëroi një sjellje partizane dhe të njëanshme. “Kjo është një ndër arsyet pse selia rozë e shikon të vështirë bashkëpunimin me PD-në, kur kjo e fundit ka treguar se nuk ka vullnet për të gjetur konsensus jo vetëm për ligjet, por dhe për transparencën e zgjedhjeve”, vuri në dukje Tahiri, lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet dhe grupi kuvendor i PS-së, për të diskutuar jo vetëm për dekretet e presidentit, por dhe mbi pozicionin që do të mbajë në vijim kjo forcë parlamentare përkundrejt mazhorancës qeverisëse, sidomos pas ftesës për bashkëpunim të ardhur nga kjo e fundit në adresë të PS-së.