E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunimi i 9-vjeçares, ndalohet një i ri

30/06/2010 Policia: E ngatërruam me një endacak 42- vjeçar nga fshati Babunjë. Identifikimi nga fëmija

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka kryer arrestime të reja lidhur me përdhunimin 2 ditë më parë të 9-vjeçares, M.SH, nga fshati Kolonjë. Rreth orës 23.00 policia ka ndaluar 19-vjeçarin F. H. nga fshati Ardenicë i rrethit Lushnjë. Sipas burimeve policore, ky shtetas dyshohet të jetë autori i përdhunimit të 9-vjeçare.

Arrestimi

Sipas policisë, autori i dyshuar i abuzimit seksual të 9-vjeçares është 19-vjeçari F. H. nga fshati Ardenicë dhe jo një 42-vjeçar nga fshati Babunjë, i cili u dha me inicialet F.K nga burimet zyrtare të policisë, si i dyshuari i këtij akti barbar. Dje policia fierake ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë pasdite vonë për ndalimin e 42-vjeçarit F.K nga fshati Babunjë e Lushnjës, i cili u përfol se ishte edhe endacak, por sipas saj një 19-vjeçar ka qenë autori i vërtetë. Dje policia fierake ka shpërndarë në komunikatë për shtyp një emër tjetër autori, fill pas 20 orësh. Policia konfirmon se F. H është tashmë i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë. Në fillim ishin të dhënat dhe përshkrimet e të miturës ato që çuan në arrestimin e një personi tjetër, por duke qenë se dëshmitë e vajzës ishin të ndryshme nga njëra seancë pyetjesh tek tjetra, policia vijoi hetimet paralele dhe arriti që brenda pak minutash të marrë në pyetje edhe të arrestuarin e parë. Ky i fundit kishte rrëfyer se ku ndodhej rreth asaj ore që kishte ndodhur ngjarja dhe për këtë ka sjellë edhe fakte. Ndërkohë vajza, e cila ndodhet ende në QSUT në Tiranë, është marrë në pyetje mbrëmë vonë në prani të psikologes dhe aty ajo ka treguar personin e vërtetë të përdhunimit. Kjo e ka bërë më të lehtë punën e policisë, e cila ka arritur të bëj arrestimin e 19-vjeçarit. Ky i fundit ende nuk ka dhënë deklaratë, por efektivët e policisë deklarojnë se i riu arrestimin e kishte përjetuar keq. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura” parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, për arsye se rreth orës 12.00 të datës 27.06.2010, ky shtetas rezulton se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen me inicialet M.Sh, 9 vjeç”, ka vijuar policia në një komunikatë zyrtare. Dy ditë më parë 19-vjeçari, sipas policisë, kishte abuzuar seksualisht me të miturën, e cila kishte dalë nga shtëpia të blinte bukë. Vajza e cila jetonte me gjyshërit e saj është kthyer në shtëpi pas pak në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë ajo është dërguar në spital, ndërsa më pas është transportuar drejt Tiranës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga abuzimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë rrethit gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Familjarët e 19-vjeçarit, mohojnë aktin e djalit të tyre

E ëma: Ishte në shtëpi djali bashkë me ne

Familjarët e 19-vjeçarit F. H. nga fshati Ardenicë e rrethit Lushnjës, akuzuar nga policia si autori i përdhunimit të vogëlushes M.Sh nga fshati Kolonjë e këtij rrethi, kundërshtojnë deklaratat e policisë. Ata madje shtojnë se është ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre në dhomat e izolimit të komisariatit të policisë së Lushnjës. Të mbledhur në ndërtesën e përbashkët dykatëshe në pjesën e sipërme të shtëpisë së tyre, nëna e Fatbardhit, Adriana H., kunata e saj Zhaneta dhe motra Marinela kundërshtojnë në mënyrë kategorike faktet policore. Ata shprehen se ai ka qenë në shtëpi, gjatë orëve kur ka ndodhur krimi, prej orës 12 e deri në orët e pasdites së pardjeshme. Të irrituara ato kërkojnë nga shteti drejtësi. Në lidhje me ngjarjen flet nëna e atë akuzuarit...

ǒmund të na thoni ju për këtë ngjarje?

“Unë kërkoj drejtësi”,-ka thënë nëna i tij Adriana. Unë garantoj me të drejtën time si nënë dhe si grua se e di çfarë fëmije kam. Kanë ardhur dhe më kanë pyetur edhe fqinjët dhe unë kam deklaruar dhe deklaroj publikisht: Nëse djali im ka bërë këtë veprim, atëherë, unë do ta mbys me duart e mia.

Ju thoni se djali ka qenë në shtëpi rreth atyre orëve?

Po, sigurisht dhe ky është fakti që unë e besoj si nënë. Djali ka qenë në shtëpi dhe e di çfarë fëmije kam.

Kur ka ndodhur ndalimi i djalit tuaj?

Në orët e vona të djeshme. Erdhën ma morën pa e pyetur fare dhe pa na pyetur për asgjë. Thjesht eja me ne në polici. Djali u tmerrua dhe e përjetoi keq ndalimin e tij. Mundi të më thoshte vetëm kaq: Ma, nuk kam bërë asgjë…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›