E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo: Jam i lumtur, nuk tërhiqem

Të shtunën gazeta spanjolle “Sport” publikoi një artikull, sipas të cilit Ronaldinjo kishte ndërmend të tërhiqej nga futbolli, sepse “ka humbur gjithë motivimin për të luajtur në nivelet e larta evropiane”.

Sot vjen një përgënjeshtrim i dyfishtë. I pari nga vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i asit brazilian, Asis, e më pas nga vetë futbollisti.

Këto mohime u bënë fillimisht në faqen në internet të Ronaldinjos dhe më pas në sajtin e Milanit. Aty thuhet se jo vetën që Ronaldinjo nuk e ka menduar kurrë të lërë futbollin, por përkundrazi, piketon edhe objektivat prej sot deri në vitin 2011, kur i mbaron kontrata me Milanin.

“Kurrë nuk e kam menduar tërheqjen”: “Topi i atrë  2006” rebelohet dhe mohon menjëherë lajmin e publikuar të shtunën nga “Sport”.

“Ronaldinjo – shkruante e përditshmja spanjolle – është i ndërgjegjshëm se rënia e nivelit të lojës së tij varet plotësisht nga mungesa e motivimit dhe e sfidave të reja. Mënyra e tij e të sjellurit është ajo e një ish-lojtari. Prandaj, ka vendosur të bëjë një hap përfundimtar: të tërhiqet.”

Prej këtej vjen kundërpërgjigja e fortë e brazilianit të Milanit: “Ndryshe nga ç’shkruan kjo gazetë, nuk e kam çuar kurrë në mëndje të lë futbollin. Lajmi është plotësisht i pavërtetë, i publikuar nga një gazetë bulevardeske. Frymëzimi im është gjithmonë kënaqësia që më sjell futbolli (gjithmonë ka qenë). Jam shumë i lumtur në Milano, në të njëjtën mënyrë siç kam qenë në të gjitha qytetet dhe klubet ku kam luajtur. Kritka, pozitive apo negative, është e vlefshme, por duhet të jetë e bazuar në fakte të vërteta. Publikimi i lajmeve të pavërteta është i papranueshëm.”

Por Ronaldinjo shkon edhe më tej, duke thënë se që në kohën kur luante të Barcelona, e përditshmja katalanase “gjithnjë ka publikuar artikujt rremë dhe armiqësorë ndaj meje. Sigurisht që bëhet fjalë për një persekutim.”

Përfundimi i Ronaldinjos është një premtim: “Të jenë të gjithë të sigurt se do ta respektoj deri në fund kontratën me Milanin, deri në vitin 2011. Së bashku me shokët do përpiqemi të fitojmë të gjithë titujt e mundshëm.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›