E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Masakruesi i gruas ne Korce profesionist

Autori i cili ka masakruar e gjymtuar një femër identiteti i së cilës nuk dihet ende, për policinë e Korcës është një vrasës gjakftohtë qe nuk ka lënë pas gjurmë megjithë kërkimet intessive që antikrimi ka bërë menjëherë pas gjetjes së kufomës të ndarë në pjesë pjesë.

Ekspertët mendojnë se është një ngjarje e cila duhet parë me vemendje, pasi qe jo vetem ka pasojat e nje horrori por nderkohe i lire eshte nje person me te gjitha tiparet e nje personazhi te rrezikshem ne boten e krimit. Rezultatet e par ate kerkimit te policise kane shtuar dozen e pesimizmit te tyre. Nga 60 kontineire te kontrolluar dhe shume lagje te qytetit te Korces, ekspertet nuk kane mundur qofte edhe nje gjurme te vetme gjaku qe mund ti ndihmonte jo vetem ne identifikimin e kufomes por edhe ne kapjen e autorit. Edhe pse kane kaluar afro dy dite nga gjetja e viktimes se masakruar, ne policinë e Korces nuk ka mberritur asnje denoncim per femer te zhdukur.

Zbulimi i trupit të gjymtuar u be te premten nga disa punonjes te pastrimit në zonën në afërsi të fshatit të Ravonikut tek pika e grumbullimit të mbeturinave. Viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart. Sipas policise viktima eshte e seksit femër, mbi 35 vjec. Policia gjeti gjymtyrët e gruas në një qese, ndërsa trupin nudo larg tyre. Në një qese tjetër kanë parë të paketuar rrobat e gruas, ndërkohë që mësohet se trupit të masakruar nuk i është gjetur koka. Policia lëshon një apel nëpërmjet mediave që cdo familje të denoncojë në polici mungesën e një
familjari, në mënyrë që të ndihmojë për identifikimin e saj.

Per kete arsye policia ka vene ne dispozicion 10 mije Euro si shperblim per ate qe afron informacion te sakte ne nr e tel 0694110226 dhe 129 . Ajo mendohet te jete mbi 35 vjece, rrace e bardhe, e veshur me nje pale tuta sportive me ngjyre blu dhe me shirita anash roze si dhe nje kanatiere ngjyre bojëqielli me mbishkrimin AC original.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›