E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakaster makina me shpejtesi del nga rruga shuhet nje familje

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën katër anëtarëve të një familjeje në fshatin Gorishoëe. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në autostraden Levan - Tepelenë.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë terreni i papërshtatshëm i këtij aksi i cili nuk ka përfunduar ende punimet. Sipas burimeve te policise rrrugore në këtë aks rrugor nuk ka ndricim dhe sinjalistikë dhe nuk lejohet kalimi i makinave. Automjeti tip Volsvagen me 5 persona ka dalë nga rruga dhe është permbysur duke shkaktuar vdekjen e 4 anëtareve të familjes Ismaili nga Gorishova.

Viktimat e aksidentit janë dërguar në morgun e spitalit të Fierit. Pëllumb Ismaili 55 vjec, Anife Ismaili 52 vjec dhe 2 djemtë Ajet dhe Ismail Ismaili kanë mbërritur të vdekur në spitalin e Fierit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe Suela Shanaj, nusja e Ajet Ismailit. Mësohet se familja Ismaili kthehej nga një vizitë te disa të afërm në qytetin e Përmetit për në Gorishovë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht mund të thuhet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë në kohën kur ka dalë nga rruga.

Mësohet se automjetin e drejtonte i biri i Pëllumb Ismailit, Ajeti i cili përpara një jave ishte martuar me Suela Shanaj. 55 vjecari Ismaili punonte si shofer furgoni për pasagjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›