Gjyqet e bujshme në shtator
Janë dosjet më të bujshme që presin një rënie të fundit të çekiçit për të pasur më vonë me një vendim të formës së prerë. Kanë pushuar për një muaj në zyrat e gjyqtarëve dhe presin tashmë shtatorin, që të rinisin sërisht. Janë cilësuar si dosjet më të bujshme që kanë nisur gjykimin dhe që ende nuk kanë marrë një vendim nga togat e zeza të gjykatave.
Edhe pse ka pak muaj që ka nisur seancat në gjykatën e Lartë, gjyqi ndaj ish-minsitrit të Ekonomisë Ilir Meta, pritet që të rinis në 9 shtator në orën 13.00. Video-përgjimi Meta-Prifti ka një pritshmëri mjaft të lartë në publik, si do të jetë fundi i saj, që nga ekspertiza e videos e deri te dëshmia e Priftit priten që të jenë në shtator.
Por, gjykata e krimeve të rënda ka edhe numrin më të madh të gjyqeve që priten të rinisin në shtator. Kështu një nga gjyqet më të rëndësishme është gjyqi ndaj Dritan Dajtit, bandës së Durrësit ku i akuzuari kryesor është i cilësuari si drejtues i saj është Lulzim Berisha. Një gjyq që pritet të ketë zhvillime është ai i bandës së Cërrikut, i Arben Sefgjinit, i cili akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedons Remzi Hoxha.
Por, i shumëlakuari gjyq është edhe ai i Gërdecit. Edhe pse ka tre vjet që ka startuar me 29 të pandehur, gjyqi do rinis në shtator. Gjithashtu edhe gjyqi i Lavdërim Tufës, pritet të ketë zhvillime të reja në shtator.