Kruje/ Bresheri makines se fqinjit, bie ne pranga
Nje i kerkuar per shkaterrimin e makines se fqinjit te tij eshte arrestuar diten e djeshme nga policia e Krujes. Ndoc Ndoci, 20 vjec, i akuzuar per vepren penale "te shkaterrimit te prones dhe mbajtjes pa leje te armeve", eshte kapur ne banese pas nje kontrolli. Mesohet se i riu, lindur ne Puke dhe banues ne Miliska, te komunes se Thumanes, kishte qelluar nje jave me pare me arme zjarri ne drejtim te automjetit furgon, me targa TR3998E, qe ndodhej ne oborrin e baneses se shtetasit Z. P. Ngjarja ne fjale ka ndodhur gjate mesnates per motive te dobeta, ndersa iu sekuestrua edhe nje arme automatike.