E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin ujin e Bogoves, bllokohen pese firma

BERAT - Rreziku qe shfaqi epidemia e ujit te pijshem ne Polican, pas shtrimit te 100 pacienteve ne Qendren Shendetesore, kreret e Ujesjellesit inspektojne serish vendburimin e Bogoves. Bllokohet aktiviteti i pese firmave private te ujit te pijshem, qe e shisnin ne treg me bidone 5 litersh, ndersa dyshohet se kane demtuar rende edhe basenin e ketij vendburimi dhe ishin te palicencuara. Lajmi behet i ditur, per gazeten "KJ", nga burime zyrtare te Drejtorise se Ujesjellesit ne Berat.

Pese aktivitete private te palicencuara jane bllokuar dje ne qytetin e Beratit. Pas kontrollit te kryer, rezultonin se kishte nderhyrje ne rrjetin e ujit te pijshem te Bogoves, duke e tregtuar me pas ate. Ka qene nje kontroll i detajuar, qe u eshte bere ne dokumentacion te ashtuquajturave firma private te tregtimit te ujit te pijshem, qe ka nxjerre ne pah pese te tilla, te cilat tregtonin uje pa u pajisur me licenca. Denoncimi i bere fillimisht nga Ndermarrja e Ujesjellesit ne Berat se shume aktivitete private tregtonin uje te pijshem, ka bere qe ne kete qytet te mberrije vete drejtori i basenit ne Fier, Arjen Grabovari. Drejtoria qe administron vendburimet e ujit te pijshem, nepermjet kreut te saj Grabovari, mesohet se ka ushtruar nje sere kontrollesh ne aktivitetet qe tregtojne uje ne qytetet Kucove, Ure Vajgurore e fshatrave perreth.

Nga verifikimet e bera, ka rezultuar se pese aktivitete nepermjet boteve mbushin uje ne vendburime te ndryshme dhe e tregtonin ate jashte cdo kushti te higjienes dhe pa asnje miratim nga Baseni i Fierit, apo licence nga Drejtoria e Shendetit Publik. Menjehere jane marre masat per bllokimin e aktiviteteve, te cilave u jane bllokuar dokumentacionet deri ne marrjen e nje mase ndaj tyre. Problemet e shfaqura kohet e fundit ne lidhje me ndotjen e ujit te pijshem ne qytetet Kucove, Ure Vajgurore e shume fshatra te tjere, ka bere qe shfaqej ndjeshem fenomeni i shitjes se ujit te Bogoves, por qe ka rezultuar aktivitet i palicencuar. Rreth nje muaj me pare, ne Uren Vajgurore, epidemia preku 50 banore te dy lagjeve, ndersa shkak ishte ndotja e kanalizimeve te ujit te pijshem nga uji i lumit Osum. Kjo situate ka krijuar nje terren te favorshem per tregtaret, duke hapur firma private te ujit te pijshem, sasi qe merreshin ne vendburimin e Bogoves, ne menyre te jashteligjshme. Zyrtaret nuk bene te ditur nese kane vendosur gjoba, por eshte bllokuar nje numer i madh bidonesh me uje.

Precedenti

Epidemia e ujit te ndotur ne Polican

Dy jave me pare, ne qytetin e Policanit epidemia misterioze preku rreth 100 banore te moshave te ndryshme. Fillimisht u dyshua per helmim masiv nga ushqimet, por me pas hetimi u perqendrua tek uji i pijshem dhe ndotja e tij. U kontrollua vendburimi i Bogoves nese mund te ishte ndotur, por me pas rezultoi se ishin demtuar kanalizimet dhe rrjeti percjelles, per me teper pjesa qe gjendej brenda territorit te Uzines se Armeve. Kampionet u derguan ne laborator dhe ne fund rezultoi se ishte bakter shigele, qe vinte si pasoje e ndotjes se ujit. Per fat te mire, nuk pati asnje te vdekur dhe masat u moren ne kohe nga Shendeti Publik ne Berat.

E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›