Vlore/ Sherr ne fshat, dy te plagosur
Sherri mes bashkefshatareve shkakton dy te plagosur dhe po kaq te arrestuar nga policia. Artan Gjonzeneli, 25-vjecari nga fshati Tragjas i Vlores, u plagos me rende gjate nje grindjeje me dy te rinj, ndersa u dergua diten e djeshme ne spitalin e Tiranes. Gjendja e tij shendetesore ishte tejet e renduar, nga plaget qe ka marre ne trup. Gjonzeneli gjate grindjes se bashku me dy te afermit e tij, bashkefshatare dhe te se njejtes moshe, eshte goditur me mjete te forta, duke i rrezikuar jeten. Nderkohe, nga burimet e policise behet e ditur se kane ndaluar pas ngjarjes Spartak dhe Ardian Dino, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative.