E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Hoxha: Presidenti të urdhërojë hetimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë

Share

Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, që është zhdukur prej vitesh, ka kërkuar nga ana e presidentit Bamir Topi, që të urdhërojë nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Ardian Hoxha, në një letër dërguar presidentit, shprehet se, gjyqtarët duhet të hetohen në lidhje me vonesën e shpalljes zyrtare të vendimit të datës 14 tetor, 2011, që e la në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron.

Duke qenë se ky vendim nuk u zbardh në kohë, Kumbaro përfitoi për tu arratisur nga vendodhja e tij në Londër dhe tashmë nuk dihet se ku është. Policia britanike ka lëshuar një urdhër-arrest për të dhe tashmë Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›