Shkoder dy fise largohen nga lista e hasmerise
Fiset Lici dhe Paja dalin nga gjakmarrja dhe i shtrengojne doren njeri-tjetrit
Qe prej dites se djeshmefamiljet Lici dhe Paja banuese ne Komunen Rrethina te Shkodres nuk jane me ne hasmeri. Me ndermjetesimin e Shoqates se Pajtimit te Gjaqeve ka marre fund nje konflikt i hapur muaj me pare si rezultat i nje plagosjeje me arme zjarri per djalin e familjes Lici nga ana e pales tjeter te familjes Paja. Mustaf Daija kryetar i Shoqates se Pajtimit te Gjaqeve thote se ne vazhden e misionit te tyre per te kontribuar ne pajtimin e familjeve ne hasmeri arriten te bindin dy familjet ne fjale qe ti shtrijne doren e pajtimit njera-tjetres. Ai shprehet shume i kenaqur qe ia arriten qellimit per te pasur nje familje me pak te ngujuar ndaj me kete rast pergezoi ne vecanti familjen e demtuar Lici qe pranoi viziten e keshillit te misionit te pajtimeve se bashku me perfaqesuesit e familjes Paja.Sipas tij ky eshte nje akt burreror qe duhet vleresuar maksimalisht nga i gjithe opinioni pasi ajo familje qe fal tregon karakter te larte dhe merr pergezimet e te gjitheve. Pala qe pati shkaktuar plagosjen ajo e familjes Paja u takua personalisht edhe me Elisin djalin qe eshte duke u rikuperuar nderkohe qe me pas edhe familja Lici ka kthyer viziten ne familjen Paja duke i dhene fjalen publikisht njera tjetres ne prani edhe te drejtuesve te shoqates se pajtimit qe tani e prapa jo vetem qe nuk do te jene me ne hasmeri por miqesia e tyre do te forcohet se tepermi duke u bere pjese e nje familje te vetme. Nderkohe kreu i shoqates Daija duke theksuar se viti i ri ka nisur mjaft mire duke shenuar pajtimin e dy familjeve ne hasmeri shprehet entuziast se me punen e tyre kembengulese do te arrijne qe gjate ketij viti te realizojne edhe pajtime te tjera te familjeve ne konflikte.
Analiza e policise 200 familje ne hasmeri ne Shkoder
Statistikat e familjeve ne hasmeri ne vendin tone vazhdojne te jene shqetesuese. Fenomeni i gjakmarrjes eshte cilesuar si nje nder problematikat me te mprehta gjate analizes se punes se nje viti te Drejtorise se Policise se Shkodres. Drejtues te Policise bene te ditur se ne qarkun e Shkodres jane 200 familje ne hasmeri me njera-tjetren. Sipas statistikave te dhena jane evidentuar rreth 48 familje me 116 persona gjithsej qe ndodhen te ngujuar ne banesat e tyre nga frika e gjakmarrjes. Nder ta ka edhe femije te cilet edhe pse ne kundershtim me zakonin e kanunit jane te detyruar qe te ngujohen nga frika e gjakmarrjes. Sipas shifrave te bera publike ne kete analize mesohet se ne kete qark jane rreth 20 femije te niveleve te ndryshme parauniversitare si dhe dy studente qe nuk shkojne ne shkolle duke nderprere vazhdimin e mesimit ne nivelet e ndryshme arsimore per shkak te fenomenit te gjakmarrjes. Vitin qe lame pas hyne ne proces pajtimi 142 familje ne hasmeri per vrasjet aksidentale 31 familje ne hasmeri per vrasjet per pronat si dhe 27 familje ne hasmeri per vrasjet e paramenduara ne gjithe vendin. U mbyllen me mirekuptim e marreveshje te plote 1467 konflikte per token ne fshat dhe 311 per pronat ne qytet eshte bere pajtimi midis 5 familjeve ne hasmeri te trasheguara ne qarkun e Lezhes 4 familjeve ne qarkun e Fierit dhe 26 familjeve ne prefekturen e Durresit.