E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllja e Tunelit të Thirrës, Policia shton kontrollet në rrugë

Mbyllja e Tunelit të Thirrës në austradën Rrëshen Kalimash ka sjellë një sërë masash nga Policia e Shtetit. Për shkak të shtimit të lëvizjes në Qafën e Malit meqe Tuneli është mbyllur, policia shton përforcimet për të evituar incidentet. 

TIRANE-Mbyllja e Tunelit të Thirrës në autostradën Rrëshen Kalimash ka shkaktuar shtim të lëvizjes së automjeteve në rrugën e vjetër atë të Qafë Malit dhe në segmentet Kukës-Fushë Arrëz e Kukës Morinë. Drejtoria e Pergjithshme e Policisë së Shtetit urdhëron masa shtesë në segmentin rrugor Shkodër-Pukë-Kukes për shkak të shtimit të lëvizjes në mbylljen e Tunelit të Thirrës nga datë 18 deri me 20 Gusht.
Policia e rrethit Puke ka hartuar një plan masash për të garantuar levizjen e qete dhe pa probleme te të gjithë automjeteve, te cilet do te pershkojne segmentin rrugor të Qafës se Malit. Shefi i Qarkullimit rrugor ne Puke, Shkelqim Hima ka pohuar për News 24, se gjate 48 oreve qarkullimi do te jete i bllokuar ne segmentin Kalimash-Mirdite, udhetaret mund te levizin pa me te voglin problem përmes Qafes se Malit. Lëvizja më e shpeshtë është vërejtur nga shtetasit kosovarë që kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet shqiptare në këto ditë të nxehta vere. Për këtë arsye, përgjatë gjithë segmentit te vjeter do të kete sherbime suplementare të Policisë se Shtetit që do të orientojne drejtuesit e mjeteve ne segmentin e vjeter qe lidh Shqiperine me Kosoven. Masa shtese per te garantuar levizjen pa incidente ne rruge ka marre edhe Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit e cila po ashtu do te kete perforcime ne segmentin Kukes Fushe-Arrez dhe Kukes Morinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›