E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, asgjësohen 1323 rrënjë kanabis, 4 në kërkim

Operacioni i koduar „Era e jugut“ ka nisur prej tre ditësh në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Gjithsej janë asgjësuar 1323 rrënjë bimë kanabis sativa. Shpallen në kërkim 4 shtetas të dyshuar si autorë. 

GJIROKASTER- Monitorimi nga ajri me helikopter të policisë ka ndihmuar në evidentimin e parcelave të mbjedha me kanabis në të gjithë territorin e qarkut të Gjirokastrës.

Operacioni i koduar „Era e jugut“ ka nisur prej tre ditësh në Komunën Cepo të rrethit Gjirokastër, në pyllin e Levenishtit në faqen e Malit të Gjerë, ku janë evidentuar dhe shkatërruar dy parcela të kultivuara me bimë narkotike.

„Parcelat ishin hapur rishtas për të kultivuar bimë narkotike në mes të pyllit.- bën të ditur komunikata e policisë- Në parcela janë evidentuar gjithsej 631 rrënjë bimë narkotike. Bimët varionin nga 160 centimetra deri në 3 metra të larta , ku disa kishin lidhur dhe boçe.“ Policia thotë se binët janë asgjësuar me anë të djegies , dhe një pjesë u morën në cilësinë e provës materiale .

Operacioni ka vijuar ne Tepelenë operacioni ka vijuar në fshatin Toç të Komunës Qesorat, në fshatin Hormovë të Komunës Qëndër dhe në fshatin Kodër me asgjësimin me djegie të 462 rrënjë bimë narkotike. Bimët varionin nga 2 . 5 metra deri në 4 metra të larta dhe u asgjesuan me antë të djegies“- bën të ditur policia e qarkut Gjirokastës.

Në rrethin e Përmetit operacioni është shtrirë në Komunën Frashër , në fshatin Miçan ku janë asgjësuar 210 rrënjë bimë narkotike.

Policia ka shpallur në kërkim 4 shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit dhe një shtetas ndiqet në gjandje të lirë nga ana e Prokurorisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›