Ekstradohen nga Gjermania e Belgjika, akuzohen për vrasje
TIRANE Nga Frankfurt-Gjermani, me datën 08.09.2009, u krye ekstradimi drejt Shqipërisë i Joni Lame Lamaj. Ndak 27 vjecarit nga Tepelena, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 58, datë 06.04.2005, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg“për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“, parashikuar nga neni 78, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Joni Lamaj akuzohet për një vrasje të ndodhur më datë 21.02.2005, kur rreth orës 21:00’, në fshatin Dhërmi,Vlorë, 27 vjecari ka qëlluar për vdekje me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jani Gjikuri .
I riu nga Tepelena ishte arrestuar në Wiesbaden të Gjermanisë si rezultat i bashkëpunimit të interpoleve të dy vendeve.
Dje, me datën 09.09.2009, nga kryeqyteti belg, Bruksel u krye ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit Shaban Musli Kokaj. 42 vjecari nga fshati Llugaj i Tropojës është dënuar me 18 vjet burg për Vrasjes për motive të dobëta“, parashikuar nga neni 84/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin nr. 67, datë 22. 11. 1991.
Kokaj akuzohet për vrasjen e Selamet Ndreut më 06.11.1990, pranë ndërmarrjes gjeologjike, në qytetin e Bajram Currit. Si motiv për këtë ngjarje ka shërbyer një kontradiktë e mëparshme ndërmjet autorit Shaban Kokaj dhe vëllait të viktimës Isa Ndreu që në vitin 1984. Interpol i Brukselit kishte kryer arrestimin e 42 vjecarit më 7 prill 2009 me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
(s.g/BalkanWeb)