E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca per tragjedine e Gerdecit


Katër prokurorët e cështjes “Gërdeci” nisën leximin e volumit 500 faqësh të pretencës ndaj 29 të pandehurve, nga tavolina ku ulen gjithmonë, të kthyer tashmë në bastionin e organit të akuzës përgjatë këtij procesi të nisur gati tre vjet më parë.

Për shkak të materialeve të konsiderueshme, edhe pse sapo lodheshin duke lexuar faqe pas faqesh konkluzionet, prokurorët Genci Qano, Altin Dumani, Petrit Bici dhe Marjeta Zaimi ia kalonin stafetën njëri-tjetrit.

Ata nuk arritën që për gjashtë orë të mbaronin gjithë materialin e përpiluar prej tyre e për rrjedhim as që u arrit të deklarohej se cfarë mase dënimi kërkon prokuroria për ndonjërin prej tyre.

Për këtë, gjykata e Tiranës ka vendosur që Të pandehurit me dashje kanë organiziuar cmilitarizimin duke shpërfillur kushtet e sigurisë dhe me dashje kanë furnizuar me rreth 150 tonelata municione ish-repartin e tankeve

G. Qano, A. Dumani, P. Bici dhe M. Zaimi
Prokurorët e cështjes "Gërdeci" prokurorët të vijojnë ditën e nesërme me leximin e konkulizoneve, ndërsa këtë të hënë ata lexuan vetëm 136 faqe, ku dhe shtjelloheshin me detaje si u ideua e u organizua ngritja e Gërdecit dhe më pas shpërthimi.

Sikurse edhe në kërkesën për gjykim, prokurorët i thanë gjykatës se shpërthimi tragjik erdhi nga një karrocë e salduar, ende e paftohur, me të cilën u transportua një thes me barut.

Sipas prokurorëve, në bazë të provave, dëshmive dhe dokumenteve, ideja për demontimin e municioneve ka nisur nga ish-drejtori i “Meico”-s, Ylli Pinari, i cili pasi ka kontaktuar me Patrick Henry, më tej së bashku me Mihal Delijorgjin kanë bërë të gjitha veprimet e tjera që nga kontratat, deri tek krijimi i shoqërisë “Albademil”.

Në këtë pikë, tha prokuroria, konstatohet se “pjesa e luanit” i takon të pandehurit Mihal Delijorgji. Prokurorët shpjeguan kushtet skandaloze ku ishin të punësuar dhjetra banorë, ku demontimi, sic thanë ata, bëhej me leva dhe sqeparë, ku ishin të punësuar edhe të mitur dhe ku vecanërisht Pinari, Minxolli, Delijorgji dhe Ngjeci kanë drejtuar demontimin pa ndjekur rregullat dhe kushtet e sigurisë.

Këta të pandehur, tha prokuroria, me dashje kanë organiziuar cmilitarizimin duke shpërfillur kushtet e sigurisë, me dashje kanë furnizuar për cdo ditë me rreth 150 tonelata municione ish-repartin e tankeve dhe me dashje po ashtu kanë shfrytëzuar për qëllime përfitimi edhe punonjës të strukturave shtetërore, aktualisht edhe këta të pandehur.

Prokurorët deklaruan dëmin ekonomik të dhjetra banesave e bizneseve private të shkatërruara nga shpërthimi tragjik, i cili kap vlerën e 2 miliardë e 123 milionë lekëve, si dhe 102 milionë lekë për objektet publike.

Prokurorët kujtuan sërish se në Gërdec ndodheshin 1067 tonelata barut i vulosur në konteinerë, 286 mijë djegore dhe 4833 tonelata predha. Mesa u pa, prokurorët e kishin rënduar pozitën e Pinarit, Minxollit, Delijorgjit dhe Ngjecit, të cilëve u atribuohet akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” kundër 26 personave dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Argumentimi i konkulzioneve përfundimtare të prokurorisë u ndërpre fiks në orën 16.00 nga njëri prej avokatëve, i cili pohoi se procesi nuk mund të vijonte jashtë orarit zyrtar, cka solli largimin e palëve nga gjykata për t’u ritakuar sërish të martën në orën 10.00.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korcë, sherr me thika, vritet 24-vjecari
Një grindje mes të rinjsh është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Korcës, e cila për fat të keq ka përfunduar me vdekjen e një 24-vjecari. Krujë, digjet fabrika
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një fabrikë të prodhimit të sfungjerëve në afërsi të qytetit të Krujës. “Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar tre ekspertëve të caktuar nga Gjykata e Lartë provën filmike të videos Meta-Prifti, për të filluar ekspertizën. Një javë e mbushur me vrasje
Java që sapo kaloi tronditi edhe njëherë opinionin publik në vend për një sërë krimesh të renda, duke lënë të kuptohet që rendi cënohet shpesh nga valë sporadike dhune, pavarësisht se shumë pak prej ngjarjeve kanë qenë me paramendim. Sarandë, ndalet trafikimi i drogës
Policia e Sarandës ka sekuestruar 69 kilogram drogë të llojit kanabis sativa në afërsi të fshatit Xarrë.

Lajmet kryesore

Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Presidenti: Institucionet të merren me integrimin
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Mustafa Nano: Mazhoranca, frikë nga një parti e Topit
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›