E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruje, fsheh drogen ne bidona rakie

Kruje- Menduan se gjithcka kishte perfunduar dhe shpetuan gjysmen e ngarkeses se hashashit, por "Instikti" policor zbulon edhe pjesen e mbetur qe kishte per destinacion Italine nepermjet Portit te Durresit. Agjentet vune ne pranga edhe nje person te katert, ndersa sekuestruan me shume se 12 kg kanabis sativa e fshehur ne bidone plastike qe sherbenin per te mbajtur raki. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte 50-vjecari Nel Xeka, banues ne fshatin Mafsheq-Cudhi te Krujes.
Aksioni eshte kryer mesnaten e se shtunes, duke zbardhur dita e djeshme. Forca te shumta policore kane zbarkuar ne shtepine e te afermit te tre kusherinjve Xeka te ndaluar dy dite me pare ne portin e Durresit. Gjate kontrollit te baneses, ne bodrumin e saj, u konstatuan edhe 12,6 kg bime e dyshuar si narkotike e llojit kanabis sativa, qe ishte futur ne bidone plastike me kapacitet mbajtes deri ne 2 kuintale.
Gjate dites se shtune, policia e Durresit organizoi dy operacione te tjera, gjate te cilave sekuestroi 24 kg hashash te presuar, qe do te dergohej drejt Italise. Operacioni i pare eshte koduar "Emigranti", gjate te cilit u ndaluan Flamur dhe Shkelqim Xeka, 32 dhe 27 vjec, nga Kruja dhe Ernest Alia, 38 vjec, banues ne Mamurras. Gjate kontrollit te ushtruar ne port, ne autoveturen tip "Fiat Punto", me targa BG820XV, te drejtuar nga Flamur Xeka, u sekuestrua sasia prej 14 kilogram hashash. Kurse gjate kontrolleve te banesave te tre te ndaluarve, u zbulua edhe 9,35 kg droge kanabis, dy arme automatike te modeleve 54 dhe 56, 1065 cope fisheke, dy presa, automjeti, si dhe 7000 mije leke. Pas marrjes ne pyetje te tre te dyshuarve, eshte arritur ne perfundimin se ne shtepine e Nel Xekes fshihej nje tjeter sasi droge dhe u kodua operacioni i koduar "Instikti". Aksioni i trete eshte koduar "Shperndaresi", i zhvilluar te premten, kur u ndalua i dyshuari Besnik Domi, 43 vjec, banues ne Durres. Ai u kap me 700 gr hashash ne lagjen nr. 5, e cila ishte e ndare ne qese te vogla farmacie, te pergatitura per shitje. Burime zyrtare thane se ne keto tre operacione jane ndaluar pese te dyshuar dhe sekuestruar 36 kg hashash i presuar. Gjate operacionit te mesjaves u kapen edhe tre te rinj nga Librazhdi e Lazarati me 21 kg marihuane qe do dergohej ne Itali.

Te arrestuarit e fundjaves:
Nel Xeka, 50-vjec, Kruje
Flamur Xeka, 32-vjec, Kruje
Shkelqim Xeka, 27-vjec, Kruje
Ernest Alia, 38-vjec, Mamurras
Besnik Domi, 43-vjec, Durres

Operacionet:
"Transportuesi", 3 te arrestuar, 21 kg marihuane
"Shperndaresi", 3 te arrestuar, 21 kg hashash
"Emigranti", 1 i ndaluar, 700 gr hashash
"Instikti", 1 i arrestuar, 12 kg hashash

Goditjet
Gjate operacioneve te regjistruara tre ditet e fundit nga agjentet e Zyres Antidroge Durres eshte bere sekuestrimi ne total i sasise prej 57,336 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa, e presuar dhe paketuar. Destinacioni ka qene Italia dhe nje pjese e mire e droges eshte kapur ne portin e Durresit.
Ne kater dite, tete te arrestuar
Si trafikante dhe transportues te lendes narkotike hashash jane arrestuar nga policia brenda kater diteve te fundit ne Durres. Ne aksionin e pare u kapen tre te rinj nga Librazhdi dhe Lazarati me 21 kg marihuane, ne te dytin tre te rinj nga Kruja dhe Mamurrasi me 21 kg hashash, nje tjeter me 700 gr ne qytetin e Durresit dhe dje nje 50-vjecar me 12 kg hashash te fshehur ne bidone plastike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›