Sherr ne grup, dy te plagosur
Durres- Dy te plagosur dhe po kaq te ndaluar nga policia eshte bilanci i dy perleshjeve per motive banale mes grupeve te te rinjve ne qytetin e Durresit. Ngjarjet kane ndodhur gjate dites se shtune, kur jane kryer edhe denoncimet nga te demtuarit. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane F. K., 53 vjec, nga Shijaku dhe V. B., 30 vjec, qe pas marrjes ne pyetje dje u lane per hetim ne gjendje te lire. Procedimi penal ndaj 53 vjecarit nga Shijaku nisi pasi akuzohet se ka goditur duke i shkaktuar demtime te renda 24 vjecarit me inicialet E. Rr., banues po ne kete qytet. Ndaj te dyshuarit u ngrit akuza e "plagosjes me dashje". Kurse 30 vjecari nga Ishmi i Durresit u mor nen hetim pasi u denoncua se ne vendin e quajtur "Shenpjeter", per motive te dobeta ka goditur me grushte, duke i shkaktuar plage ne fytyre 23 vjecarit me inicialet M. B., bashkefshatar i tij. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari ka pretenduar se fajin e kishte pikerisht i demtuari qe e kishte fyer here pas here. Per te dyja ngjarjet hetimet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit nen akuzen e "plagosjes" dhe pas shoqerimit ne dhomat e paraburgimit per disa ore, te akuzuarit u lane te lire.